Gazetari Artan Hoxha u shpreh në Çim Peka Live në Syri Tv, se atentati me tre të vrare dje në Fushë Krujë tregon se autorët nuk kanë frikë nga askush.
Ai ngre alarmin se Laçi është shndërruar në qytet funeral ku të rinjtë po varrosen si në vitet 1997-1998.
“Laçi është shndërruar në qytetet funeral. Nuk jemi në 97-98 që të varrosësh tre të rinj. Autorët nuk kanë patur frikë nga askush.
Janë ca telenovela turke që s’ka askund poilci, se kështu e ka vendosur regjisori, njësoj edhe këtu. Në këto raste postblloku i policisë e ka zero shansin të përballet, se mund të humbësh edhe jetën. S
tacioni i policisë në Fushë Krujë është më i sulmuari me lëndë eksplozive, ia hidhnin mbi muret. Zona Lezhë-Kurbin-Fushë Krujë ia ka kaluar edhe Elbasanit, në Elbasan mbaruan, zgjedhjet u bënë, Dumani u dorëzua.
Ngjarja e fundit me tre të vrarë ka ndodhur me 29 dhjetor 2019. Dhe ishte fillimi, jo fundi i një serie vrasjesh”, tha ai.