Negociatat nuk hapen nesër për Shqipërinë/ Çfarë parashikojnë kushtet gjermane

0
604

Një delegacion shqiptar niset sot për në Bruksel. Njoftimin e dha kryeministri Edi Rama.

“Të hënën në Bruksel për të filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit”, theksoi kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Por a nisin negociatat me atë që njihet si Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Komisionit Europian dhe Shqipërisë?

Para pak ditësh, nënkryetari i partisë gjermane CDU/CSU, Johann David Wadephul kujtoi se parlamenti gjerman ka vendosur disa kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në fakt, në vitin 2019, Bundestagu miratoi rezolutën me disa kushte, duke e bërë nisjen reale të negociatave me Shqipërinë një proces me dy hapa. Nëse Maqedonia e Veriut do kishte një konferencë ndërqeveritare për nisjen e negociatave, Shqipëria do të kishte dy. Në fakt konferenca e dytë do të ishte realisht hapje e negociatave.

Por kjo do të ndodhë kur të plotësohen ‘kushtet gjermane’.

Mes këtyre kushteve përfshihet zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore, fillimi i procedurave penale ndaj atyre që kanë blerë votat, suksese të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu kërkohen ndëshkime konkrete ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartëm, përparime të dukshme në reformën administrative, procedime penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, mbajtja e zgjedhjeve lokale me kodin e ri zgjedhor, etj.

Nuk dihet nëse qeveria e re gjermane do u mbahet këtyre kushteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here