Parashikimi i motit 18 korrik 2022

0
175

Sipas MeteoAlb, paraditja në Shqipëri do të dominohet nga kthjellimet, por në zonat e thella malore do të ketë vranësira kalimtare. Ndërsa mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në zonat malore, duke bërë që në Verilindje dhe pjesërisht Lindje të vendit tonë vranësirat të krijojnë mundësi për shira të pakët dhe të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here