Presidenti Meta vlerëson peshëngritësin Erkand Qerimaj me titullin e lartë: Mirënjohje për arritjet e tua

0
164

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” peshëngritësin Erkand Qerimaj. Meta shprehet në rrjetet sociale se Qerimaj ka kontribuar në sportin shqiptar, teksa falë punës, sakrificave dhe rezultateve ka mbajtur lart flamurin kuqezi nëpër botë.

“E veçantë kënaqësia të vlerësoja sot me Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” peshëngritësin kampion, fituesin e shumë medaljeve dhe të kupave të Europës e botës, sportistin tonë elitar Erkand Qerimaj.Mirënjohje për rezultatet e tij historike që lartësuan flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare sportive dhe nxitën dhjetëra fëmijë të ndjekin me pasion e përkushtim rrugën e bukur të sportit.

Ky vlerësim për Erkandin është jo vetëm për punën, sakrificat dhe rezultatet e jashtëzakonshme, që ai ka arritur, por njëherazi edhe për të gjithë komunitetin e dashur të peshëngritjes, sportistët, trajnerët dhe specialistët, që me shumë dashuri janë kujdesur dhe vazhdojnë të kontribuojnë për rritjen e cilësisë dhe zhvillimin e këtij sporti me potencial të jashtëzakonshëm.Suksese të tjera kampionit Erkand Qerimaj në arritjen e rezultateve sa më të larta!” – shkruajti ai.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here