Të dhënat biometrike të shqiptarëve në rrezik, Ministria e Jashtme ndërpret shërbimet konsullore në gjithë botën: Është dëmtuar sistemi i pasaportave dhe kartave

0
154

Sulmi kibernetik i cili nxorri jashtë shërbimit e-Albanian, ka dëmtuar sistemin online i cili i mundëson aksesin qytetarëve dhe institucioneve për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrik.

Këtë fakt e ka bërë të ditur ministria e Punëve te Jashtme, e cila ka njoftuar ndërprerjen e shërbimeve konsullore në të gjithë botën.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, thekson MEPJ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here