Bruksel, Rama thotë se sot ulen me BE për të filluar negociatat e anëtarësimit

0
134

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke njoftuar me nota poetike se do të jetë sot të Bruksel, në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Me kënaqësinë e me krenarinë, – shkroi Rama në Fb, – që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, – ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here