Berisha nxjerr pamjet nga firmosja e MSA-së në Bruksel në 2006-ën: Bashkë me ne edhe opozita. Rama dje nuk e ftoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, pamjet kur si kryeministër i Shqipërisë në vitin 2006, firmoste marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, dhe me vete kishte marrë edhe opozitën e kohës.

‘Së bashku me opozitën në firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, në Luksemburg me dt. 12 qershor 2006, në kohën e pluralizmit të vërtetë politik!

Turpi i Edvin Kolekës dhe monizmit të tij!’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në Facebook.

Pamjet ceremonisë së 12 qershorit 2006, Berisha i ka publikuar si përgjigje ndaj Edi Ramës që shkoi në Bruksel, ditën e martë pa asnjë përfaqësues të opozitës, por duke marrë me vete vetëm ministrat dhe një ekip qeveritar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko