Reforma Territoriale, N/kryetari i PD Oerd Bylykbashi: Sot pushteti është i centralizuar. PD do të marrë pjesë për të bërë më të mirën.

0
119

“Dua ta them që në fillim se Reforma Territoriale ka dështuar që në vitin 2018.

Ajo që ne dimë sot është që është larguar pushteti zgjedhur nga qytetarët, pushteti tashmë është centralizuar.

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë aferë. Partia Demokratike ka mendim të qartë për të marrë pjesë dhe për të bërë më të mirën.

Gjithashtu në kuadër të sekretariatit për pushtetin vendor është ngritur sekretariati në çdo rreth ku do të mbledh kotributin e të gjitha viteve që Partia Demokratike ka pasur në reformën territoriale.

Reforma territoriale është një instrument që nuk duhet humbur, sepse diçka e bërë keq për interesa të vogla politike sjell pasoja të rënda më pas.

Kemi shpërndarë një pyetësor për të mbledhur mendime në çdo anë përsa i përket kësaj.

Kemi kapacitetet për të çuar një Reformë Zgjedhore, pas rreth 9 muajsh do të jenë edhe zgjedhjet vendore.

Theksoj se ky do të jetë një vendim politik, që do të ketë mbështetjen politike.

Nuk do të jetë një reformë false si ajo e vitit 2014, por një reformë territoriale e pushtetit vendor afatgjat”.

Tiranë, 20 Korrik 2022
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here