Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur, për shkak se qeveria kosovare po merret me çështje minore dhe po humbet kohë të çmuar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se Kosova duhet të fokusohet në marrëveshjen për njohje reciproke.
Sipas tij, me njohjen reciproke, do të zgjidhen të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.
“Është një dialog i ngecur për shkak se qeveria e Kosovës po merret me çështje minore në vend që të fokusohet te marrëveshja kryesore që ka të bëjë me njohjen. Kjo gjë, përkundër insistimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA akoma nuk po vihet në rrugë.
Dialogu rreth personave të pagjetur, kartelave të identiteti humbasin shumë kohë. Nëse Serbia e njeh Kosovën, këto çështje rregullohen automatikisht, po humbasim kohë të çmuar. Është çështje negociatash. Për njohjen Serbia ka vendosur kushte, kërkon diçka më shumë”, u theksoi analisti.