“Haram e paçin”/ Deputeti Sula: Me amnisti fiskale do legalizohen paratë me 5%, i ndershmi paguan 23%

0
218

Deputeti i PD Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria punon vetëm për oligarkët.

Deputeti Sula, ka kundërshtuar fort ligjin për amnistinë fiskale duke kërkuar nga deputetë të PD që të mos e votojnë.

“Nuk ndonjë nga raca ime apo punëtor që mbledh ullinj 2 mln euro? Kush i ka ato 2 mln euro punëtorët  ndërtimi? Jo mor jo i kanë çunat e Londrës. Tani ju i doni lekët që t’i ndani bashkë. Fshehja e të ardhura a është një vepër penale, në shtetet ku është bërë kjo vepër penale. Tani do të ketë përgjegjësi , ato që kanë shkelur ligjet në ato shtete do të mbajnë përgjegjësi. Haram e paçin votën nëse ndonjë deputet i PD jep votën për amnistinë fiskale”, tha ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here