Berisha: Kundër-mitingu i Ramës, procesion i funeralit të monizmit

0
189

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi ndaj faktit se kryeministri Edi Rama ka thirrur përdhunshëm administratën në miting.

“Kur të rinjtë e Tiranës përmbysën Perden e Hekurt në vitin 1990, Ramiz Alia i përcolli jashtë ata ushtarakisht. Ata bënë heroizmin e tyre, por qytetarët nuk u bashkuan me ta. Ne qëndruam indiferentë. Ata i dhanë një goditje regjimit, por përmbysja nuk u bë.

Për të rikthyer tronditjen e tmerrshme, Ramiz Alia organizoi një miting në sheshin Skënderbej. Mirëpo mitingu ishte kaq qesharak dhe dukej si miting funebër. I vuri në kuadrate administratën me radhë, sa vetë nuk erdhi dot.

Pra, çfarë është mitingu i Edi Ramës? Është procesion i funeralit të monizmit, që u firmos me 7 korrik në bulevardin e Tiranës.

Është lëvizje in ekstremis. Natyrisht ndjejmë mirënjohje të thellë ndaj atyre që e detyruan të ndërmarrë një kundër-miting. Sepse ky është kundër-miting,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here