Berisha: Nuk ka asnjë provë kundër meje, unë prapë do të fitoj.

0
306

Kreu i PD Sali Berisha tha sot per mediat se eshtë mafia shqiptare që po sponsorizon dhe subvencionon këtë gjë.

“I vetmi problem që kam unë janë hapat që do ndërmarr. Nuk kanë asnjë fakt, asnjë citim dhe nuk do ketë kurrë, as për korrupsionin, as për lidhjet me krimin.

Kush e ka bërë zgjidhjen e tij, e ka bërë. Vendimi është kryekëput politik. Vendimi i parë dhe ai i dyti.

Nuk është ky problemi im kryesor. Problemi im kryesor janë sot dhimbjet, vuajtjet e qytetarëve shqiptarë në terrorin e çmimeve, në terrorin e varfërisë, në terrorin e vjedhjeve si të asnjë populli tjetër.

Unë u besoj atyre. E kam thënë se u besoj shqiptarëve. Unë prapë do fitoj. Unë do mbroj interesat e tyre.”

 

Tiranë, 22 Korrik 2022

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here