Ne bashkebisedimin me gazetaret, kreu i PD tha sot se ai po nderon demokratët dhe vendin se po luftoj për dinjitetin e shqiptarëve.
“Për të vërtetën dhe liritë e tyre. Unë jam i bindur se ata do kenë të gjitha shanset me votë, të dëshmojnë mendimet dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij vendimi.
Kam bindjen e plotë se po mbroj sot, dhe koha po e tregon, sepse ata njerëz që ndjekin Sali Berishën, nuk e ndjekin për sytë e bukur, por për idealet që ai mbron.
Të themi të vërtetën. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen përditë. Derisa e detyruan Edi Ramën të bëjë antimiting. Çdo gjë e bëj për qytetarët shqiptarë. Jam i inkurajuar për një mbështetje në rritje nga ana e tyre.”