Sanksionet britanike/ Berisha: Beteja ime i nderon demokratët dhe vendin

0
172

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se beteja e tij për dinjitet i nderon demokratët dhe vendin. Reagimi i tij erdhi pasi edhe Britania e Madhe e shpalli ‘non-grata’.

“Unë po nderoj demokratët dhe vendin se po luftoj për dinjitetin e shqiptarëve. Për të vërtetën dhe liritë e tyre.

Unë jam i bindur se ata do kenë të gjitha shanset me votë, të dëshmojnë mendimet dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij vendimi.

Kam bindjen e plotë se po mbroj sot, dhe koha po e tregon, sepse ata njerëz që ndjekin Sali Berishën, nuk e ndjekin për sytë e bukur, por për idealet që ai mbron.

Të themi të vërtetën. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen përditë. Derisa e detyruan Edi Ramën të bëjë antimiting.

Çdo gjë e bëj për qytetarët shqiptarë.

Jam i inkurajuar për një mbështetje në rritje nga ana e tyre,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here