Belind Këlliçi deputeti i partisë demokratike ka reaguar mbi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar duke shpallur Sali Berishën ‘Non Grada’.
Këlliçi u shpreh se “Sali Berisha ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë pa ndonjë kanabist me vete si Saimir Tahiri, ky është një kurth për të armiqësuar demokratët me Perëndimin, kurth në të cilin ne nuk biem sepse jemi properëndimorë me shtyllë kurrizore dhe nuk bëhemi dot titistë, stalinistë, maoistë e as kanabistë”.
Postimi:
Sali Berisha ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë pa ndonjë kanabist me vete si Saimir Tahiri.
Sali Berisha nuk e përdori anonimatin që garantoi Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për personat non grata, por i doli problemit ballas.
Pas mbështetjes popullore për rikthimin e Sali Berishës, pati një “urgjencë” për të unifikuar qëndrimin e DASH me partnerët europianë.
Ky është një kurth për të armiqësuar demokratët me Perëndimin, kurth në të cilin ne nuk biem sepse jemi properëndimorë me shtyllë kurrizore dhe nuk bëhemi dot titistë, stalinistë, maoistë e as kanabistë.
Sponsori i Edi Ramës, sado para dhe influencë të ketë, nuk e pastron dot Edin e tij nga pisllëqet e 9 viteve qeverisje, nga kryebashkiakët, deputetët dhe ministrat që janë zhytur bashkë me të në m..!
Mbështetje maksimale për Sali Berishën!