Protesta: Stop fundosjes së Dibrës nga projekti korruptiv i HEC-it të Skavicës!

0
190

Shoqata kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës në Dibër zhvilloi protestën e radhës kundër ndërtimit të kësaj vepre. Banorët shprehen se Skavica është projekt korruptiv, ndërsa pasojat e saj për Dibrën do të jenë të ngjashme me ato të një gjenocidi

Dhjetëra banorë të Dibrës zhvilluan protestën e radhës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Ata u shprehën se qeveria po tenton t`i mashtrojë, pasi prej 7 muajsh në Skavicë ka nisur puna për ndërtimin e hidrocentralit. Sipas banorëve, vetëm rezistenca mund të ndalojë ndërtimin e hidrocentralit.

Banorët shprehen se ndërtimi i hidrocentralit do të ketë pasoja të mëdha për zonën, duke zhdukur 35 fshatra dhe mijëra hektarë tokë bujqësore, ndërsa projektin e cilësojnë si gjenocid për Dibrën.

Ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestat e tyre nëse qeveria nuk i dëgjon për shqetësimin që ata ngrenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here