Balliu: Meta na mbrojti nga narkoshteti, rikthimi i tij në politikë lajm i keq për Edi Ramën

0
156

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu përmes një statusi në Facebook shkruan se Ilir Meta mbrojti shtetin nga narkoshteti.

Sipas tij, presidenti Meta denoncoi që në fillim mega aferën e inceneratorëve, mbrojti Drejtësinë nga Ramaforma, mbrojti integritetin e kufijve detarë nga shitja që po i bënte qeveria.

Ai shton se rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive është patjetër lajmi më i keq që mund të merrte Edi Rama dhe mafia e inceneratorëve.

Balliu: Ilir Meta mbrojti shtetin nga narkoshtetit. Sot Ilir Mera mbylli mandatin e tij 5 vjeçar në krye të shtetit shqiptar, një detyrë e përmbyllur me sukses pavarësisht vështirësive dhe sfidave që kaloi. Ndaj sot duhet një falenderim për Presidentin Ilir Meta, i cili mbrojti Kushtetutën nga ata që kërkuan ta vjedhin. Presidenti që denoncoi që në fillim mega aferën e inceneratorëve, që mbrojti Drejtësinë nga Ramaforma, që mbrojti integritetin e kufijve tanë detar nga shitja që po i bënte qeveria, që mbrojti kufijtë e Kosovës nga marrëveshja antikombëtare e Edi Ramës.

Ilir Meta punoi fort që të mbronte Kushtetutën dhe demokracinë në Shqipëri. Ndaj rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive është patjetër lajmi më i keq që mund të merrte Edi Rama dhe mafia e inceneratorëve. Por gjithashtu rikthimi në politikën aktive e Ilir Metës është një garanci për një opozitë më të fortë dhe ballore kundër Edi Ramës dhe regjimit të narkoshtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here