Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj

0
177

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe në tregun e sigurimeve shqiptare, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me SIGAL ONLINE, platforma që ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që na nevojitet.

E kur gjatë stinës së verës fluksi i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në Atdhe rritet, SIGAL ju vjen në ndihmë përmes mundësisë për të blerë siguracionet që kërkohen në Shqipëri përmes celularit dhe pa pritur asnjë moment në rradhët e gjata në pikat kufitare, tokësore apo detare.

“Ku ka më bukur se të kalosh pushimet e verës pranë familjes.

Por sapo të hyni në Shqipëri, do t’ju kërkohet pajisja me Policën Kufitare, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ky siguracion mbulon: 

  • Përgjegjësinë ndaj palëve të treta për automjetet me targë të huaj.
  • Dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.
  • Dëmet shëndetësore dhe pasurore që pësojnë pasagjerët.

Por tashmë falë SIGAL ONLINE ju mund ta blini këtë siguracion direkt nga celulari apo laptopi juaj, në çdo vend të Europës që ndodheni.

E teksa të tjerët do presin rradhën në pikat e kalimit kufitar ju do të përfitoni kohë për të shkuar më shpejt pranë familjarëve tuaj”, shprehet Skerdi Jareci, Menaxher për Shitjet Online pranë SIGAL UNIQA.

Kohëzgjatja e siguracionit mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

“Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE, duke filluar që nga blerja e siguracionit të pronës, shëndetit apo automjetit dhe informimi në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Por mos harroni!

Para se të mbërrini në Shqipëri, qoftë për pushime, për çështje pune apo për të vizituar të afërmit tuaj, ju nevojitet Sigurimi i Shëndetit, në mënyrë që të keni akses në një kujdes sa më të mirë shëndetësor, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare.

“Siguracioni “Jeto dhe Udhëto në Shqipëri” ofrohet në 3 opsione nga SIGAL UNIQA Group Austria, dy prej të cilave mund të blihen direkt online ndërsa opsioni I trete mund porositet ONLINE në webfaqen e kompanisë.

Opsioni i parë me limit moshe deri në 65 vjeç mbulon

–           Shpenzimet per mergjencat mjekesore në rast semundje ose aksidenti në Shqipëri deri në 10.000 euro

–           Shpenzimet per Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

–           Shpenzimet per Urgjencat dentare

Opsioni i dytë me limit moshe deri në  79 vjeç mbulon:

–           Shpenzimet për emergjencat mjekesore në Shqipëri deri në 5000 euro

–           Shpenzimet per Urgjencat dentare

Ndërsa opsioni i tretë mbulon:

–           Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundjeje apo aksidenti në Shqipëri deri në 5000 euro

–           Shpenzimet për urgjencat dentare

–           Deri në 50% zbritje për shërbimet ambulatore nga rrjeti mjekesor SIGAL UNIQA

–           Kujdesi parandalues (Check Up) një herë në vit

–           Kujdesin për shikimin: vizite okulistike falas si edhe shërbime optike me zbritje neë klinika të percaktuara nga SIGAL UNIQA”, shpehet Erinda Hysi, Menaxhere e Shëndetit Privat pranë SIGAL UNIQA.

SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Pas suksesit të SIGAL UNIQA Group Austria qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 1000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

 

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

 

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al/online

E-mail: info@uniqa.al

WhatsApp: +355 68 60 62 829

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here