E hëna ka nisur me disa ndryshime të forta në qeveri.
Por kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime edhe në ekipin negociator me Bashkimin Europian.
Zef Mazi nuk do jetë më kryenegociator.
Vendin e tij e zë Majlinda Dhuka, e cila do jetë edhe ministre e Shtetit. Kjo e fundit është drejtoreshë e Departamentit të Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri.
Nuk dihet pse Mazi u shkarkua pa e nisur ende punën e tij.
“Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon,” shkruan Rama