Shkarkimi i Arben Ahmetajt/ Rama: Ja pse Balluku do zërë vendin e tij

0
387

President i ri, ndryshime të reja në qeveri. Java nisi me njoftimin e beftë të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në qeveri.

Ai njoftoi se është larguar Arben Ahmetaj dhe në vendin e tij do të jetë Belinda Balluku.

Po ashtu është larguar Zef Mazi si kryenegociator dhe në vend të tij do jetë Majlinda Dhuka si ministre e Shtetit.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit,” shkruan Rama.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre,” vijon Rama.

“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here