“Moldavia është shumë e shqetësuar nga mundësia e një pushtimi ushtarak nga Rusia”, kështu deklaroi kryeministrja e vendit, Natalia Gavrilita.
Më tej ajo ka theksuar se për momentin mbetet një skenar hipotetik, por nëse do të ketë shtim të lëvizjeve ushtarake, atëherë ‘frika’ do të shtohet.
“Për momentin është një skenar hipotetik, por nëse veprimet ushtarake lëvizin më tej drejt pjesës juglindore të Ukrainës dhe drejt Odesës, padyshim që do të shqetësoheshim shumë”, tha Gavrilita, duke theksuar se trupat ruse janë tashmë “në territorin e rajonit të Transnistrisë”.
Kryeministrja shtoi se Kishinau po bën gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të siguruar që armiqësitë të mos përshkallëzohen”.