Gjate takimit qe mbajti sot ne Fier, Berisha tha se ne vend po ndodhin vjedhje që nuk njohin kufi.
“Sot shkarkoi Arben Ahmetajn për një aferë e cila ka 5-6 vjet që zien. Janë 420 milionë euro. Pyesni pak për inceneratorin e Fierit, 32 milionë euro që nuk ekziston, i Tiranë 189 milionë euro nuk ekziston. Ndërtohet bypass i Fierit me 2.3 milionë euro kilometri sepse e ndërtojnë Bankat Europiane. Ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 milionë euro. Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i unazës, 22 milionë euro. Vjedhje, vjedhje pas vjedhje. Janë taksat tuaja. Dhe ne duhet t’i japim një përgjigje të merituar atij për këto, shumë shpejt.”