‘Bindja se Rama të shkarkon dhe më pas të arreston është diktatoriale’

0
181

Nga Ylli Manjani

Ideja që Arben Ahmetaj do arrestohet tani që e shkarkuan është dominante. Model i ilustrimit të konceptit të psikologjisë sociale të pritshmërisë perceptive.

Në fakt është e tmerrshme të shohësh se si publiku e “mirëpret”drejtësinë e partisë mbi “armikun” e brendshëm të saj.

Bindja tashmë është e plotë se Rama të shkarkon dhe të arreston!

Kulmi!

Fiks si në në kohën e Enverit. “Partia ime më arreston”…

Sukses i papaparë i reformës! Rilindi drejtësinë popullore, drejtësinë e partisë mbi çdo të keqe.

Përtej kësaj pritshmërie publike, mendoj se Arbeni as do arrestohet e as do i hyjë gjëmb në këmbë.

Shkarkimin e tij e shoh më shumë si një hakmarrje të çastit të udhëheqësit të lindur mbi disa dyshime për rrjedhje muhabetesh, sesa si masë penale.

Ndoshta e kam gabim,por mua kështu më duket kjo historia e Benit.

Ndërsa pritshmërinë e publikut për drejtësinë që ofron Rama e shoh të frikshme!

Diktatoriale madje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here