Braimllari: Rikthimi i Metës në politikë domosdoshmëri. Protestat dhe referendumi, aksioni i Partisë së Lirisë

0
190

Endrit Braimllari, anëtarë i Partisë së Lirisë, ka treguar objektivat e kësaj partie, e cila mori emrin e ri dje, duke qenë se më parë quhej LSI.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, Braimllari, tha se Partia e Lirisë në fokusin e saj do të ketë një fushë më të gjerë se çështja e integrimit duke thënë se qëllimi është, zgjidhja e problemeve të shqiptarëve.

Endrit Braimllari: Situata që ndodhet vendi është shumë e rëndë, ku rreziku ekonomik dhe social, kanë bërë të mundur që misioni të jetë shumë herë më i gjerë se sa thjesht  çështja e integrimit.  Partia e Lirisë në fokusin e saj do të ketë një fushë më të gjerë se çështja e integrimit, në mënyrë që t’i japë zgjidhje problemeve të mëdha që kanë shqiptarët.

Më tej ai tha se misioni primar që ka kjo parti është referendumi.

Endrit BraimllariMeta në fjalën e tij propozoi dhe një nga nismat e misionit të tij që ka të bëjë me referendumin dhe sot të gjithë ne e shohim të domosdoshëm që të kthehet instrumenti i votës në shoqëri. Kemi një qeveri që drejton të gjitha pushtetet, kemi një kryeministër autokrat.

Partia e Lirisë është një forcë politike, e thelbi kryesor është se një forcë politike ka një propozim konkret.

Braimllari tha se referendumi dhe protesta janë pjesë e aksionit të partisë ndërsa bëri me dije se sot për herë të parë ka një ofertë konkrete për shqiptarët.

Endrit Braimllari: Shqiptarët kërkojnë rikthimin e instrumentit të votës. Sot shqiptarët kërkojnë rikthimin e instrumentit të votës, kërkojnë që me anë të votës të vendosin për të ardhmen e tyre.  Kjo parti nuk do të merret vetëm me një linjë të caktuar, kjo parti  është përtej të majtës dhe të djathtës, sot të gjithë shqiptarët duhet të bëhen një, për t’i dhënë zgjidhje problemeve që ka vendi, për forcimin e identitetit tonë kombëtar.  Protesta është pjesë e aksionit të kësaj partie, por fillimisht do të jetë referendumi. Sot për herë të parë kemi ofertë konkrete për shqiptarët. 

Sipas tij rikthimi i Ilir Metës në politikë është domosdoshmëri.

Endrit Braimllari: Në vendin tonë është vrarë shpresa. Kjo parti politike është e mirëfilltë dhe do të ketë alternativën e vet për të qeverisur vendin për t’u shërbyer qytetarëve. Rikthimi i Metës në politikë është domosdoshmëri.

Filozofia politike e Metës dhe e kësaj partie  do të orientohet drejtpërdrejt te qytetarët. Angazhimi i Metës në qeveri është i drejtpërdrejt. Është e domosdoshme që vota të kthehet te qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here