Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë ne takimin e thirrur nga Berisha me intelektualet:
Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre. Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar. PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori.
Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq. Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli. Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim.