Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohje ndaj delegatëve që ishin të pranishëm në Konventën e LSI-së një ditë më parë për themelimin e partisë së re.
“Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë.
Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.
Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur,” shkruan Meta.