Nga mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe e ka akuzuar se “ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet”.
“Kemi qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemërluan e syshqiponjë, një popull ilirësh, por siç e kam paralajmëruar indirekt e direkt, qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare, kishte zënë përfundi Lulushin, që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake-opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet”.
“Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish-partinë e vjetër, por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars, me popullin e Kushtetutës dhe popullin e lirisë”.
“Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime. 1. Revolucioni antikorrupsion, 2. Organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur dhe 3. qeverisja e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore. Përgatitja për qeverisje do jetë detyra ime kryesore. E para është revolucioni antikorrupsion. Ky është revolucioni për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit”, tha Meta.