Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në emisionin e fundit të ‘A Show’ në Syri Tv për këtë sezon zhvillimet politike në vitin e fundit, në veçanti ato në kampin blu. Manjani deklaroi se zhvillimet e shumta në PD kanë shmangur pak vëmëndjen nga keqqeverisja e Edi Ramës.
Ai theksoi se kemi një qeveri e cila ka kapur çdo institucion dhe kontrollon çdo gjë ndërsa nuk la pa komentuar tradhtinë e Bashës ndaj demokratëve dhe Partisë Demokratike.
Teksa komentoi Bashën përballë Berishës dhe PD, Manjani tha se ish-kryetari i opozitës është njeriu më pak i pëlqyer, ndërsa shtoi se ai ka bërë dy gabime fatale. Ndër të tjera Manjani e quajti Bashën njeri të vdekur politikisht dhe një politikan të paaftë.
“Problemi themelor s’është PD, as Berisha, por qeverisja e Edi Ramës, qeverisja më moniste që kemi pasur nga koha Adil Çarçanit.
Basha humbi mundësinë që t’i japë publikut nevojën për t’i dhënë publikut nevojën e politikanit të ri që do merrte stafetën për të çuar përpara, e humbi këtë mundësi.
Kjo është arsyeja që kthehemi tek e shkuara. Këtë efekt e ka krijuar figura e tij. Basha është një politikan i vdekur. Politikisht është i mbaruar.
Gabimi i dytë i tij, ishte vendosja përballë Berishës dhe thelbit të Partisë Demokratike. Detyra e një lideri është të gjejë zgjidhje.
Mund të vazhdonte të ishte në krah të Berishës, por ai është një politikan i paaftë. Problemi është tek qeveria që kontrollon çdo gjë.”-tha Manjani.