NGA YLLI MANJANI
Nëse është e vërtetë që I.M nuk është Ilir Meta që njohim, por një Ilir Metë tjetër, Autoriteti i Dosjeve duhet marrë në përgjegjësi penale.
Ky është abuzim i pastër me detyrën ligjore në dëm të intrresave të dikujt tjetër, pavarësisht kush është ky dikushi.
Të përdorësh Ilir Metën nga Librazhdi për të goditur Ilir Metën nga Skrapari është sigurim e kaluar sigurimit të shtetit.
Ndyrsirllëk me okë!
Është pjesë e veprimtarisë mafioze në shtet!
Tashmë ka vetëm një zgjidhje:
Të hapen të gjitha dosjet e Sigurimit, çunave të baballarëve të ish pushtetit komunist, bashkë me ato të mafies që sundon sot!
Për këto të fundit skemi pse të presim 30 vite siç bëmë me ato të sigurimit.
Ti hapim tani!