Një letër anonime fundosi në SPAK gjyqtaren e Elbasanit

0
199

Një letër anonime e dërguar në SPAK ka çuar më pas në gjurmët e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka e cila akuzohet se ka kërkuar lekë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një të arrestuari.

Hetimi nga SPAK ka nisur pas denoncimit të bërë për gjyqtaren e arrestuar më 22 korrik të këtij viti dhe pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje, ndaj saj u caktua masa “arrest shtëpie”.

“Dua të jap një informacion për gjyqtaren famëkeqe të Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare si një ndër më të korruptuarat nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend.

Ajo është duke kryer një aferë korruptive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për çështjen e dërgimit në gjyq për të pandehurin Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit”, – thuhet në nisje të denoncimit anonim që posedon SPAK.

Megjithatë Prokuroria e Posaçme tha se pas letrës ka kryer përgjime dhe ka arritur në konkluzionin se ka prova për akuzën. Gjykata la në burg avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se ka pasur rolin e sekserit.

Sipas SPAK, familjarët e të burgosurit kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar 4 milionë lekë dhe pazari është prishur. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here