Një përplasje e fortë mes 2 grupeve raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të qendrës së Elbasanit.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se njëri prej grupeve ka marrë forcërisht një person duke e futur në një automjet ngjyrë gri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e sherrit dhe për të bërë të mundur kapjen e të rinjve të arratisur.
Në pyetje po merren dhjetëra dëshmitarë ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë. Në disa rrugë të Elbasanit shihet prani e shtuar e policisë.