Ina Zhupa, deputete e PD ne takimin e Berishes me eksperte te kulturës e arkeologjisë.
“Në datë 26 prill të këtij viti, në Komisionin e Medias dhe Kulturës vjen një marrëveshje sekret, ku kalohet me koncesion Butrinti dhe nuk publikohej asnjë dokument në lidhje me këtë kontratë. Që në atë moment kam mbajtur një konferencë me gazetarët sepse kam besuar se një qeveri si kjo, e cila ka shkatërruar teatrin ku brenda ishin dhe aktoret nuk mund të kishte një projekt të mirë për Butrintin sepse nuk mund të dilte nga vetja.
Në fakt ashtu u tregua dhe u faktua nga marrëveshja që doli më vonë ata u’a kishin hapur rrugën që në 2018 me ligjin mbi trashëgiminë kulture.
Në nenin 171, 172 të ligjit që është ndryshuar në parlament kam kërkuar ndryshimin e saj që i jep mundësinë ta marri një privat pjesë të trashëgimisë kulture, kjo është e patolerueshme sepse asnjë përveç shtetit nuk mund ta përvetësoj këtë pasuri. Jemi i vetmi vend në botë që shkelim kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.
Butrintin e marrin 4 persona privat ku mes tyre është dhe ministrja e kulturës që funksionojnë si bord drejtues ku mes tyre është një drejtues i pestë i cili është mbrojtur vetë nga Rama që është me zë dhe figure gjatë një leksioni në Siena thotë që Shqipëria është një vend artificial dhe është krijuar në 1913 pa asnjë shqiptar dhe zona e Jugut janë tokë greke dhe i takojnë Greqisë, fjalë që është thënë nga Richard Hoxhis drejtuesi i pestë i koncesionit të Butrintit.