“Do të sjellim ligjin për hapjen e dosjeve dhe lustracionin” / Jorida Tabaku: PS s’ka moral të përdorë luftën kundër komunizmit

0
166

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se Partia Socialiste nuk ka moral që të përdorë luftën kundër komunizmit nisur nga debati i hapur së fundmi.

Sipas Tabakut, së bashku me deputetët e tjerë ajo do të sjellë ligjin për hapjen e dosjeve dhe lustracionit, i propozuar që në vitin 2015 në mënyrë që siç tha Tabaku, që Shqipëria të ndahet një herë e mirë nga trazicioni.

Ajo shtoi se pret që nga shtatori e tutje të ndryshojë mënyra e funksionimit të Parlamentit edhe pse siç tha Tabaku nuk mund të presësh ndryshime nga Edi Rama.

Jorida Tabaku: Partia Demokratike ka ndërmarrë iniciativa të shumta përgjatë këtij viti që janë rrëzuar nga ana e kryetares së Parlamentit. Sot ne donim të diskutonim edhe për iniciativën që kemi lançuar që javën e kaluar për hapjen e dosjeve. Unë e kuptoj luftën politike, i kuptoj llogoret politike, po ashtu si z. Alibeaj dua të theksoj se jemi për parimin për hapjen e dosjeve me anë të një ligji ashtu siç e kemi propozuar dhe në ditët në vijim do ta sjellim me anë të një ligji i cili do të sigurojë një herë e mirë ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni.

Unë besoj se është në nder të këtij Parlamenti që të mos përdorë luftën kundër komunizmit, aq më tepër Partia Socialiste që nuk ka asnjë moral që të përdorë luftën kundër komunizmit për sa i përket luftës së brendshme të tyre politike.

Besoj që të gjithë deputetët do të bien dakord bashkë me ligjin për lustracionin ashtu siç e kemi kërkuar që në vitin 2015 duhet patjetër të ndodhë dhe duhet të jetë një nga prioritetet e Parlamentit të ardhshëm. Nuk patëm mundësi të diskutonim as për Kosovën dhe as për integrimin. Unë shpresoj shumë që sjellja të ndryshojë nga shtatori në vijim, nuk shpresoj që këtë ndryshim do ta sjellë Edi Rama, Rama do sillet ashtu siç di, por shpresoj që kryetarja e Parlamentit të dalë mbi palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here