“Forca, ujk i vjetër”, Pele lutet për mikun e tij të sëmurë, legjendën tjetër të Brazilit

0
305

I gjithë Brazili në ankth për Mario Zagallon, legjendën e “Seleçaos”, kampion bote si futbollist dhe trajner. Sipas raporteve të shtypit lokal, Zagallo u shtrua në një spital në Barra da Tijuca, në periferi të Rio de Janeiro, për një infeksion në frymëmarrje.

Ish-trajneri, tashmë thuasje 91 vjeç, ndodhet në gjendje të qëndrueshme në repartin e terapisë gjysmë intensiv. “Zagallo është i kthjellët dhe nuk ka nevojë për aparat të frymëmarrjes”, thuhet në një shënim të spitalit, duke specifikuar gjithashtu se ai është negativ për Covid.

Si futbollist, Zagallo fitoi Kupat e Botës në vitet 1958 dhe 1962, ndërsa si trajner udhëhoqi Brazilin drejt suksesit në Botërorin 1970, në finalen kundër Italisë. Në të tria skuadrat, “ylli” ishte miku i tij i madh, Pele, i cili menjëherë dërgoi një mesazh urimi në rrjetet sociale:

“Shoku im i madh, e di që po kalon një kohë të vështirë, por nga këtu po të dërgoj energji pozitive, i rikuperuar plotësisht, me të njëjtën forcë si kurrë! Forca, ujk i vjetër!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here