Një biznesi i është vendosur lëndë plasëse në Tiranë, në afërsi të Liqenit të Thatë.
Policia bën me dije se sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, tha policia Tiranë në një informacion paraprak.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.