Autoriteti i Dosjeve nxiti një furtunë me prapavijë politike, kur tentoi të bënte pis figurën e ish-Presidentit Ilir Meta, duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi edhe publikisht, duke thënë se rasti është tronditës.
Ndërkohë në rrjetet sociale ka shumë reagime ironike për faktin se kjo qeverisje po merr flamurin e denoncimit të ish-spiunëve.
Kujtojmë se kjo qeveri është akuzuar edhe ndërkombëtarëisht se ka ngritur një rrjet spiunazhi të ngjashëm me hijet e Sigurimit të Shtetit.
Bëhet fjalë për skandalin e patronazhistëve, të cilin Edi Rama vazhdon ta mbrojë me forcë.
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se të gjithë në vend janë spiunë, përveç patronazhistëve.
“Përveç patronazhistëve, që nuk u ka dalë asnjë llaf për kështu punësh, të gjithë të tjerët janë spiuna.
Po mos u trondit aq shumë moj Linditë,” shkruan ai.