Meta: Shqipëria nuk po zbrazet vetëm nga “truri”, intelektualët, forcat më krijuese dhe më profesionet, por edhe nga fëmijët

0
166

Emigrimi i minorenëve shqiptarë pa prindër, është një nga tragjeditë më të rënda për vendin, treguesi më i dhembshëm i axhendës së qëllimshme të Qeverisë për shpopullimin e Shqipërisë, që as pushtuesit dhe armiqtë më të egër nuk kanë mundur dot ta realizojnë.

Shqipëria nuk po zbrazet vetëm nga “truri”, intelektualët, forcat më krijuese dhe më profesionet, por edhe nga fëmijët.

Raporti mujor i Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe të Punës në Itali, i qershorit 2022, bën publik faktin tepër tronditës, që numri i fëmijëve minorenë shqiptarë pa prindër, që kanë mbërritur në Itali si emigrantë, zënë vendin e tretë pas atyre nga Ukraina (numri më i madh i të cilëve janë fëmijë të prindërve të vrarë nga lufta dhe nga jetimoret e shkatërruara nga bombardimet), duke lënë pas dhe vende të sapo dala nga konfliktet civile.

1302 shqiptarë janë në ngarkim të shtetit Italian

 

1302 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit italian sipas të dhënave të përditësuar zyrtarisht deri në 30 qershor 2022, një numër shumë herë më i madh se i fëmijëve që kanë hyrë në Itali brenda 1 muaji nga Afganistani, Pakistani, Eritrea, Guinea, Bangaldeshi etj.

Vetëm një dëshpërim dramatik i detyron prindërit shqiptarë t’i dërgojnë fëmijët e tyre drejt BE, madje pa marrë parasysh faktin se këta minorenë mund të bihen pre e trafikut të qenieve njerëzore, e trafikut të organeve, e pedofilisë dhe e krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here