Meta: Partia e Punës e kishte Ramën karikaturistin e shkrimeve për sigurimin, sot PS e ka Ramën kryetarin e bandës së inceneratorëve

0
388

Ish Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një karikaturë që Edi Rama kishte publikuar në kohën e diktaturës në revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.

Karikatura paraqet një të re që sheh me vështrim zhbirues ndaj një personi në stol , i dyshimtë si armik.

Meta shkruan se Partia e Punës, e kishte kryeministrin Edi Rama karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit e spiunazhit.

POSTIMI 

Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.  Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto: ? (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983).

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here