Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot fjalët e sportistit Martin Biba, drejtuar pjesëmarrësve në takimin e së enjtes me temë “Mirdita në rrezik, drama e shpopullimit nga jugu në veri”, të cilat ngjallën emocione.
“Ne fabrikojmë fëmijë për emigrim, – tha ndër të tjera Biba. – Fëmijët e mi duan të largohen, pyesin për Zvicrën, Gjermaninë, Anglinë, Amerikën. Autoriteti i Aviacionit Civil doli nga statusi i Nëpunësit Civil qëllimisht për të pushuar njerëzit nga puna dhe për të kontrolluar operatorin shqiptar.”
Ndiqeni të plotë në video: