Viktima, nënë e një vajze! Pronari i shtëpisë me qira tregon çfarë pa pas vrasjes në Elbasan

0
217

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin. Ramis Mici, 37 vjeç vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, po ashtu 37 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbej”, aty ku çifti jetonte në një shtëpi me qira. Pronari i shtëpisë me qira ka treguar për gazetarët se viktima ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë. Fatmirësisht vajza nuk ka qenë e pranishme kur ka ndodhur ngjarja.

Pronari i shtëpisë ka treguar se vrasja ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit. Ai u shpreh se Mici iku nga shtëpia i vetëm dhe ka qenë pronari që zbuloi trupin e Jetlira Elezit të shtrirë në tokë si pasojë e goditjeve me thikë.

Pronari: Mbrëmë ora 1 pa 10, doli ai nga dera. E kishte përplasur derën dhe e ndjeu gruaja, e pa që iku poshtë. Ishte vetëm tek. Se edhe ajo vetëm (Jetlira Elezi) qe se gocën e kishte tek burri…

Pyetje: Ishte e divorcuar kishte një fëmijë?

Pronari: Po! Si përfundim zbrita poshtë, ai e kishte derën hapur. Edhe kjo hapur. Nusja tha ‘ai iku, por dyert janë hapur’. Zbrita poshtë unë dola në cep të shoh, ajo kishte rënë përmbys. Kishte gjak. Kjo ka ndodhur në orën 1 pa 10!/tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here