Nga Tritan Shehu/
Lideri terrorist i Al-Qaeda, pasardhesi i Bin Laden, mori ate qe meritonte.
U dha nje mesazh i qarte jo thjesht shpagimi per 11 Shtatorin e me shume, por u vendos dhe drejtesi.
Sidoqofte pasojat tragjike te akteve te tij e te organizates qe drejtonte, prej monstre dhe frikacaku keto, nuk mund te cbehen me nje eliminim.
Prandaj thelbesore ngel lufta me terrorizmin qe ne fillesat e saj, gje qe fatkeqesisht nuk po finalizohet me sukses.
Sepse dhe format, nderlidhjet midis tij, me krimin ne pergjithesi, bazat, burimet ideologjike, njerezore e materiale te tij tashme jane me te larmishme.
Terrorizmi i bazuar mbi radikalizmin e ekstremizmin fetar, fene politike, eshte njera ane, pjese qe i perkiste dhe al-Zawahiri.
Disfata e koalicionit demokratik ne Afganistan, kthimi i tij ne nje plasdarme te radikalizmit e terrorizmit islamik, e ka forcuar dhe ate afat gjate.
Po nuk eshte vetem kjo.
Ajo qe po ndodh ne Ukraine edhe nqs do ta quanim ne fillim nje agresion, flet tashti per nje genocid e terrorizem nacionalist ndaj nje populli, induktim urrejtje midis popujve, pavaresisht dhe nga feja e tyre.
U ndeshem ne Ballkan jo larg me nje terrorizem shteteror serb, me elemente nacionaliste e fetare te keq perdorur keto ne funksion te te parit, nga Beogradi.
Fatkeqesisht po ai Beograd jo vetem nuk ka kerkuar akoma falje, por perkundrazi i mbeshtetur nga Moska perseri kercenon….
Te shpresojme qe eliminimi i nje terroristi te tille ne Kabul te sherbeje me shume se nje akt i izoluar drejtesie, se paku per ate lloj terrorizmi.
Se nqs flasim per rajonin tone, gjykoj se ka vetem nje zgjidhje, europeizimi ne kuptimin e plote te fjales se tij.
Dhe kete nuk mund ta bejne ata, qe vazhdojne te jetojne ne boten e reminishencave, qe sollen ato vite tragjike.
Ate mund ta bejme se bashku, pa perjashtuar kerkend, por vetem nen lidershipin europian.