Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 37-vjeçarin Ramis Mici, i cili vrau bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, pak pas mesnatës së të premtes (30 korrik).
Avokati i caktuar nga shteti kërkoi analizimin e gjendjes së tij mendore dhe ekspertizën me thikës, me të cilën u krye vrasja, por gjykata nuk e pranoi.
“S’mbaj mend ditëlindjen”
37-vjeçari në sallën e gjyqit është pyetur nga gjyqtarja për gjeneralitetet dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend.
Ndërsa ka kërkuar avokat mbrojtës të caktuar nga shteti, pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij.
I pyetur nëse ka qenë i dënuar më parë, ai ka pohuar, për akuzën ‘dhunë në familje’.