PD me Pyetësor të Përditshëm për Inceneratorët: Pse u kaluan dje 2 miliard lekë në kontot e të shpallurve në kërkim Zoto dhe Gugallja?

0
141

Deklaratë e Anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi

Lobohet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, që ka gëlltitur qindra miliona euro, dhe vazhdon t’i marrë qytetarëve shqiptarë miliona të tjera, siç do ta dëshmojmë tani.

Publiku e meriton, dhe duhet ta dijë, se në Partinë Demokratike është kthyer opozitarizmi pa kompromise dhe me kohë të plotë.

Për këtë arsye, unë ose ekspertë të tjerë të mjedisit, ligjit, antikorrupsionit, apo eksponentë të Partisë Demokratike, duke filluar që sot, do të dalim çdo ditë në këtë foltore për të bërë “pesë pyetje për inceneratorët”.

E fillojmë me një fakt tronditës për ne dhe një vjedhje rutinë për ata:

Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë.

Ja edhe pesë pyetje të thjeshta:

1.    Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?

2.    Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?

3.    Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Tiranës është imagjinar, ende nuk i janë hedhur as themelet, Erion Veliaj çon 878 milionë lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljas?

4.    Pse SPAK nuk sekuestron produktet e korrupsionit të Edi Ramës?

5.    Pse, kur na thuhet se nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimeve për shtresat në nevojë; nuk ka lekë për të pastrehët nga tërmeti; nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimit të naftës dhe ushqimeve; paska qindra miliona lekë për partnerët e Edi Ramës, si Klodian Zoto e Stela Gugallja, me urdhër arresti ndërkombëtar?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Edi Rama.

Ne kemi një përfundim: të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATE SE BASHKU. Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here