Marshim-homazh për Jonadën 7-vjeçare në Shëngjin, dhjetëra qytetarë me lule dhe qirinj në duar i bashkohen thirrjes së Dom Gjergj Metës 

0
221

Disa dhjetëra qytetarë të zonës së Lezhës, Laçit dhe Rrëshenit i janë bashkuar thirrjes së Dom Gjergj Metës për një marshim homazh në Shëngjin, në përkujtim të vogëlushes Jonada Avdia që gjeti vdekjen në plazhin e Potamit, ku u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

 

Gazetari Elidon Ndreka raportoi se nisja e qytetarëve përkrah anëtarëve të Dioqezës së Lezhës dhe Rrëshenit u bë nga oborri i Kishës së Shëngjinit me lule dhe qirinj në dorë drejt bregdetit.

Marshimi nisi në orën 19:00, ndërsa në breg të detit u ndezën qirinj dhe është thënë një lutje nga të pranishmit për vogëlushen që sipas Dom Gjergjit humbi jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve.

“At, ai është Ati i të gjithë neve dhe Ati i Jonadës së Vogël që humbi jetën por edhe lutja për familjen e saj”, tha Dom Gjergj Meta para thënies së lutjes për 7-vjeçaren.

Ishte Lejla, një vajzë 6 vjeçe, në moshën e Jonadës së vogël që ka hedhur e para lulet në det dhe më pas të gjithë qytetarët pas saj, duke ndezur edhe qirinjtë.

 

Në tubim ka marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj përkrah vajzës së saj të vogël.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here