Berisha ngushëllon familjen Avdia: Komisari është një xhelat, shteti është i mbushur me të tillë

0
177

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ishte i pranishëm për vizitë ngushëllimi në familjen Avdia, e cila humbi fëmijën në plazhin e Potamit në Himarë.

Berisha tha se komisari që vrau vogëlushen është një xhelat.

“Unë erdha për të shprehur ngushëllime më të ndjera të miat, të familjes time dhe të PD-së.

Erdha si qytetar, për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Kjo ngjarje ka tronditur çdo njeri. Si ngjarje, si krim i shëmtuar.

Duhej të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.

Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, po të kryhej nga një qytetar i thjeshtë.

Por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi.

Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, tre-katër metra, në prani të qindra fëmijëve, pushuesve të tjera, që loznin aty.

Në këtë aspekt, komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here