Bushati: Sipas Ramës, atë engjëllin nuk e vrau xhandari i Rilindjes

0
324

Kryeministri Edi Rama bëri dy reagime skandaloze pas ngjarjes tronditëse të Himarës.

Në të dy rastet, ai shpërtheu me sulme dhe fyerje ndaj medias, politikës dhe qytetarëve që po protestojnë.

Duke përdorur disa etiketime të rënda, Rama u përpoq që të zhdukë përgjegjësinë nga vetja dhe ta kalojë te të tjerët, pikërisht te ata që reagojnë.

Analisti Andi Bushati bëri një postim pas këtij shpërthimi makabër të Ramës.

“Po të lexosh fjalorin me të cilin Rama përshkruan ngjarjen e Himarës: “vampirë politikë”, “kafshëri politike”, “çeta me non grata”, “spiunë me identitet të dyfishtë”, të duket sikur atë engjëllin e vogël e vranë Meta me Berishën dhe jo ai xhandari i rilindjes,” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here