‘Kjo është Tirana e Lali inceneratorit’, Balliu: Ka rritur taksat për pastërti, lagjet të zaptuara nga mbeturinat

0
178

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka denoncuar papastërtinë që shoqëron kryeqytetin e Shqipërisë pavarësisht taksave për pastërtinë që janë rritur.

Në fotot e publikuara nga Balliu në rrjetin e tij social Facebook shkruhet qe qytetarët nuk punojnë dot për shkak të erës së keqe.

“Kjo është Tirana e Lali inceneratorit. Lali inceneratori është rrezik për qytetarët e Tiranës dhe për qytetin”, shkruan Balliu krahas fotove.

“Jo vetëm që ka rritur taksat dhe ka shpikur taksa të reja por përsëri, pavarësisht shifrave marramendëse që paguajnë qytetarët, lagjet e tyre janë të zaptuara nga mbeturinat.”, thotë Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here