“Gjithmonë do e pres urimin nga ty”/ Ditëlindja e parë pa të atin, vajza e ish-Presidentit Nishani kujton babanë e ndjerë

0
252

Ditëlindja e parë pa prezencën e babait të saj, e ka bërë nostalgjike vajzën e ish-Presidentit Bujar Nishani.

Fiona feston ditën e veçantë pa të atin, pasi ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste ndërroi jetë në 28 maj, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike.

Lidhjen e fortë me babanë e ndjerë, Fiona e ka vënë gjithmonë në pah. Edhe sot në rrjetet sociale ajo ka postuar një foto si vogëlushe në krahët e babait, që e shoqëron me mbishkrimin: “Gjithmonë do e pres një urim nga ty”.

foto galeri

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

 

 

Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm, duke i shkaktuar vdekjen në moshë të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here