Pas tragjedisë në Himarë, Gledis Nano merr vendimin, pezullohen lejet e efektivëve për vijat bregdetare dhe zonat turistike

0
296

Pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas nga skafi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka marrë një vendim për efektivët e strukturave bregdetare.

Sipas News24, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se vetë drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here