Drejtësi për Jonadën’/ Të hënën sërish protestë te Ministria e Brendshme: Shkarkoni Çuçin, Kumbaron dhe Nanon

0
144

Avokati Altin Goxhaj ka njoftuar të hënën në orën 19:30 protestën e radhës të Shoqërisë Civile duke kërkuar ‘Drejtësi për Jonadën’, e cila u vra me skaf nga Komisari Arjan Taso në bregun e plazhit të Potamit.

SYRI TV, Goxhaj theksoi se kjo protest do jetë një marshim pasi ka shumë rëndësi duke treguar një përshkallëzim duke shkuar te Kryeministria.

Goxhaj: Kjo arrogancë që u shfaq sot te çmimi i naftës si mesazh publik që mua nuk ma ndjen fare për ju apo edhe te ai koncerti i turpshëm në Durrës me militantët e rrjedhur që nuk duan as ujë as bukë vetëm partia të jetë mirë, pra kjo është situata që ne kemi për ditën e hënë.

Të hënën kemi një protest dhe do ta fillojmë përsëri te Ministria e Brendshme. Protesta do të jetë në orën 19:30 pasi edhe qytetarët në këtë orë janë bashkuar.

Do jetë një marshim pasi ka shumë rëndësi duke treguar një përshkallëzim duke shkuar te Kryeministria.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here